Tendera pa garë, Gjelishti fitoi edhe 4 kontrata në vitet 2015-2017
Tenderat pa garë, nga kompania Image & Communication Development, nën adminsitrimin dhe pronësinë e Igli Gjelishtit, duket se nuk janë një procedurë e ndjekur vetëm përgjatë viteve 2018-2020.
Sipas të dhënavetë APP, për kompaninë të cilën opozita e akuzon se i ka kaluar fondet Report Tv, e njëjta procedurë është ndjekur edhenë vitet 2015 deri në 2017.
Kontrata e parë e nënshkruar në vitin 2015 është ajo e datës 19 janar me Postën Shqiptare me objekt “Për platformën elektronike për dërgimin e SMS-ve”.
Të interesuar nëkëtë garë rezulton të kenë qenë 3 kompani, dy prej tyre që kishin paraqituredhe ofertë më të ulët janë skualifikuar për mosplotësim pikash apo kriteresh.
Image & Communication Development mbeti e vetme me ofertën prej 4 milionë e 200 mijë lekësh duke u shpall automatikisht fituese.
Më pas, në shkurt të 2016, AKSHI ka hapur tenderin me fond limit 13 milionë e 911 mijë e 778 lekë pa TVSH.
Në këtë rast, pjesmarrësi i vetëm në garë ka qenë kompania e Igli Gjelishtit në bashkëpunim me Helius Systems, çka i ka bërë automatikisht fitues.
Nëntë muaj më vonë, një tjetër marrëveshje me një tjetër institucion me fond limit 20 milionë e 833 mijë lekësh dhe të interesuara kanë qenë 3 kompani.
Një nga operatorët në atë kohë nuk paraqiti fare ofertë, çka i ka sjellë skualifikimin, ndërsa subjekti me ofertë më të ulët është përjashtuar për mospërmbushje kriteresh.
Një nga anëtar ekomisionit të vlerësimit rezulton se ka kërkuar kualifikimin e të dyoperatorëve.
Por pavarësisht kësaj, në përfundim të vlerësimit Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me shumicë votash ka vendosur të kualifikojë vetëm bashkimin e operatorëve “Image & Communication Development” me “ikubINFO” dhe si pasojë edhe fituese.
Edhe në janar të2017-s i njëjti bashkim operatorësh ka fituar tenderin me objekt “Blerje sistembiletarie për UKT” me fond limit rreth 15 milionë lekë.
Pjesmarrësit në garë sërish janë skualifikuar, një nuk paraqiti ofertë dhe tjetri nuk plotësonte kushtet.
Janë të paktën 42milionë lekë të marrë në këto 4 tendera, në të cilët konkurrentet janëskualifikuar.
Institucioni që kalidhur më shumë kontrata me kompaninë “Image & Communication Development” ështëAgjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me 6 të tilla, ndjekur nga pasnga Posta Shqiptare dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Dy ditë më parë PD akuzoi se fondet e marra nga tenderat Igli Gjelishti ia kalonte kompanisë mediatike të Karlo Bollinos.
Për më shumë lexoni: Tendera pa garë, Gjelishti fitoi edhe 4 kontrata në vitet 2015-2017