“Vendi” i bitumit me rrugë të degraduara
Bitumi i prodhuar në Selenicë është përdorur për të shtruar rrugë në Shqipëri e vende të tjera të botës. Por rruga kryesore e Bashkisë është në gjendje të degraduar dhe sipas banorëve nuk ka njohur investime prej dy dekadash.
Kjo është gjendja e rrugës në gati 25 kilometra gjatësi. Banorëtthonë se shtesa e fundit e asfaltit aty është hedhur 20 vite më parë dhe prejasaj kohë asnjë investim.
E amortizuar dhe pa ndriçim, rruga është kthyer në burimaksidentesh.
Banorët e Selenicës thonë se e kanë ngritur shqetësin nëvazhdimësi.
Por zgjidhja mungon.Nuk ka as premtime se kur situata do tëndryshojë.
Kryebashkiaku i Selenicës, i kontaktuar thotë se shqetësimiështë i drejtë, por rruga është është nën juridiksionin e ARRSH.
Ndërsa shpresa e vetme për ndryshimin e situatës është njëprojekt për një rrugë dytësore, investim që ende nuk ka nisur.
Banorët thonë se investimet mungojnë në të gjithë bashkinë,ndaj edhe sipas tyre të rinjtë janë larguar.