Kume: Pragu zgjedhor nuk ka asnjë efekt, partitë e mëdha nuk duan ndryshime
Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, KristaqKume u shpreh se presidenti Meta ka vendosur që ta dekretojë datën e zgjedhjeveqë partitë të përgatiten sa më mirë për procesin zgjedhor.
Për Kumen tha se pragu elektoral me sistemin aktual zgjedhor nuk ka efekt pasi në shumë zona zgjedhore pragu ka qenë gjithmonë më i lartë.
Kristaq Kume: Presidentika vendosur që ta dekretojë datën e zgjedhjeve që partitë të përgatiten sa mëmirë për procesin zgjedhor. Konsulta e presidentit është një proces normal. Me ndryshimetkushtetuese të cilat tashme kanë hyrë në fuqi duhet të reflektohen në kodinzgjedhor dhe mendoj se kjo duhet të realizohet si një dakordësi mes të gjithapalëve. Ndryshimet ne kodin aktual me dakordësinë e 5 qershorit, tashmë nuk ështëe mundur që të garohet me koalicione. Në vlerësimin tim duhet të ketë njëdakordësi të plotë mes palëve për këtë proces.
Nëse do të mbetemi me 12 njësizgjedhore partitë e vogla do të kenë më pak mundësi për të marrë mandate se sanë një sistem me 2 njësi zgjedhore. Kështu krijohet një hapësirë për të pasurnjë garë më efikase. Partitë kryesore nuk janë të hapura për shkuar drejt kësajrruge. Partitë e mëdha kanë përfituar nga kjo ndarje zgjedhore. Nga ana tjetërkemi një prag zgjedhor kombëtar për partitë 3% dhe për koalicionet 4%. Këto janëkushtëzime ligjore që nuk kanë asnjë efekt, sepse pragu natyral ka qenë gjithmonëmë shumë se 3%, përveç Tiranës. Sa kohë që do të vazhdojmë me këtë sistemproporcional rajonal, nuk ka sens një prag kombëtar, kur nuk i konvertojmë zgjedhjetme një listë kombëtare. Brenda njësisë zgjedhore duhet të jetë pragu natyral. Ështëe vështirë që partitë e vogla të kalojnë pragun natyror.
Kume shtoi se hapje e listave do të ketë një efekt shumë të vogël, pasijanë hapur pjesërisht.
Kristaq Kume Hapjae listave me 2/3 ka një efekt shumë të vogël në përzgjedhjen e kandidatëve. Vetëmnë Tiranë mund të ketë një numër të vogël të kandidatëve të zgjedhur ngaqytetarët, ndërsa në njësitë e tjera jo. Prishtmëritë dhe propaganda janë të mëdha,por në fakt është e vështirë që të arrihet diçka e tillë. Partitë politike janëtë painteresuara që të hapin listat. Deputetët e ardhshëm do të ketë një përmirësim,por mendoj se ky mekanizëm nuk e zhbën atë fenomen që ka ardhur deri më sot.
Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti A. Kurti