Vaksina anti-covid e Oksfordit do të paraqitet për miratim brenda këtij viti

Universiteti i Oxford-it thotë se mund ta paraqesë për miratimin vaksinën anti-Covid brenda këtij viti. Ky është edhe synimi i administratës Trump që kërkon miratimin emergjent të vaksinës para zgjedhjeve të nëntorit.

Vaksina eksperimentale kundër COVID-19 që pozhvillohet nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca mund tëdërgohet për miratim para rregullatorëve brenda këtij viti, nëse shkencëtarëtdo të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna të mjaftueshme nga provat klinike.

Drejtori i Grupit të Vaksinave i Universitetittë Oxford-it Andrew Pollard, i tha radios BBC se e sheh të mundur që vaksina tëparaqitet me shpejtësi përpara rregullatorëve që këtë vit, në mënyrë që ata tëvlerësojnë të dhënat e mbledhura gjatë provave.

Vaksina e Oxford-it tregoi të dhëna premtueseqë në fazën e parë të testimit kur shkaktoi reagimin e sistemit imunitar dheduke u pozicionuar në krye të garës për të luftuar sëmundjen që ka pushtuarbotën dhe gjunjëzuar ekonominë .

Provat klinike për këtë vaksinë zunë titujtkryesorë të medieve globale kur administrata Trump tha se po konsideronmiratimin emergjent të vaksinës përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në anën tjetër, Komisioni Europian kapërfunduar bisedimet për të siguruar vaksinën antiCOVID-19 që po zhvillohet ngakompania amerikane “Moderna”.

Bisedimet parashikojnë arritjen e njëmarrëveshjeje që i mundëson Komisionit Europian blerjen e 80 milionë dozave tëvaksinës në emër të të gjitha shteteve anëtare të bllokut, me mundësinë edyfishimit pasi vaksina të rezultojë efikase kundër COVID-19.

Moderna është kompania e pestë me të cilënKomisioni ka përfunduar bisedimet.