Gjirokastër, mësimi mes pandemisë, prindërit të shqetësuar për fëmijët

Në 8 shkolla në Bashkinë Gjirokastër, mësimi këtë vit të ri arsimor mes pandemisë sëkoronavirusit do të zhvillohet me dy turne, ndërkohë prindërit ndajnëshqetësimin se protokollet e sigurisë nuk do të zbatohen.

Rikthimi inxënësve në klasa për vitin mësimor mes pandemisë së koronavirusit shihet meshqetësim nga një pjesë e prindërve në Gjirokastër.

Vështirësia përruajtjen e distancës por dhe kushtet në shkolla, thonë se mund të rrisinrrezikun e përhapjes së koronavirusit.

"Epidemia është në shesh, kemi frikë."

"Kushtet janë të papërshtatshme, tëkujdesen që të ketë masa."

Në Zyrën ArsimoreGjirokastër sqarojnë se në 8 nga 14 shkolla procesi mësimor do të zhvillohet meturne për shkak të numrit të nxënësve

"Mësimi do të fillojë normalisht në 7shkolla normalisht. Në shkollat e qytetit që ka shumë nxënës, është menduar qëmësimi të zhvillohet me dy turne."

4 152  nxënës mësojnë në shkollat e bashkisëGjirokastër, ndërsa 549 të tjerë  nësektorin privat!

Nga 26 godinaarsimore, vetëm një është në rikonstruksion.

"Nuk ka mbyllje të shkollave, por kavetëm kalim në varësi të shkollës në fshatin Asim Zeneli."

Drejtuesit eArsimit në Gjirokastër thonë se po marrin masat që procesi mësimor tëzhvillohet sipas protokolleve dhe skenarëve të miratuar nga Ministria eArsimit.