Reja i kënaqur me fitoren ndaj Bjellorusisë: Jam krenar, djemtë dhanë shpirtin në fushë
Nuk kishim fituar kurrë meBjellorusinë edhe pse kishim luajtur shpesh kundër saj, por nën drejtimin e EdiRejas Shqipëria ia doli të marrë 3 pikëshin.
“Objektivi jonë ishte të fitojmë, ia arritëm. Pjesa e parë ishte goxha mirë, por pjesa e dytë skuadra e uli pak ritmin , megjithatë fituam dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.
“Do të jetë e vështirë të rekuperohen forcat për ndeshjen e radhës. Por pasi të kemi parë në stërvitje do të vendosim si do të luajmë. Jam i kënaqur për atë që bëmë pjesën e parë" u shpreh Reja ne nje prononcim per RTSh Sport.
Reja ka dhe kritikat e veta për këtëndeshje
”Mbrojtja luajti mirë gjithë kohës, ndërsa sulmi pati luhatje. Abrashi bëri një ndeshje fantastike. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Është mjaft e mirë dhe djemtë po japin shpirtin në fushë.”