Reja: Marrim 4 pikë në 2 ndeshje, nuk bëj eksperimente me ekipin

Në prag të ndeshjes sëkombëtares shqiptare kundër Bjellorusisë e vlefshme për grupet e Nations Leaguetrajneri Edi Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj dolën në një konferencë për shtyp.

Si tekniku italianashtu edhe mbrojtësi shprehin bindjen për të dalë me pikë nga takimi që do tëzhvillohet ditën e nesërme (4 shtator).

Reja: Objektivi është që të fitojmë tëdy ndeshjet e fundjavës. Urojmë që gjithçka të shkojë mirë. Më shqetëson gjendjafizike e lojtarëve. Ka një raport të mirë mes stafit dhe lojtarëve. Shqipëriaka punuar mirë. Në stërvitje kemi bërë mirë por ndeshja është ndryshe nga stërvitje.Sigurisht që 4 pikë do ishin një rezultatshumë i mirë në dy ndeshjet e para. Bjellorusia është një kundërshtar i fortë. Shpresojqë ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin.

Hysaj: E rëndësishme është që tëfillohet mirë ndeshja e parë. Duhet të marrim pikë me të 3 skuadrat.

Gjithashtu Reja ushpreh se tashmë nuk është momenti për të eksperimentuar në skuadër dhe se nëfushë do të zbresin lojtarët e formacionit të parë.

Reja: Do të ketë kohë për lojtarët erinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit.

I pyetur në lidhje memungesën e Ledian Memushajt, Reja tha se kualiteti i tij është i vështirë përtu zëvendësuar. Tekniku aktualisht mendon zëvendësimin e tij me Laçin por nuk ështëzgjedhje përfundimtare.

Reja: Memushaj është i vështirë për tuzëvendësuar. Mund të provojmë Laçin por që sërish nuk kemi vendosur përfundimisht.

Tekniku italian mendonqë të shfrytëzojë të gjithë aspektet e lojtarëve teksa tha se Elseid Hysaj nukdo të aktivizohet në pozicionin e tij natyral, në mbrojtje.

Reja: Nuk kam në mend ta vendos Hysajn në mbrojtje. Ai është një lojtar i shpejtë ndaj mendoj ta aktivizoj në krahun e majtë në mesfushë.

Fokusi i trajnerit ështënë ndërtimin e mesfushës dhe mbrojtjes teksa në sulm, Reja nuk përjashtoi dhemundësinë për të aktivizuar dyshen Cikalleshi dhe Sadikun.

Reja: E kam marrë në konsideratë dyshen Sadiku-Cikalleshi. Të dy janë në formë shumë të mirë. Por kemi dhe Balajn në sulm që mund ta shfrytëzojmë por aktualishjt nuk më shqetëson sulmi më shumë se sa më shqetëson prapavija.

https://youtu.be/qs4zet7ocSM