Sporti ekstrem, 47-vjeçari në fluturim me një balonë tullumbacesh
47-vjeçari, David Blaine, iapasionuari i sporteve me rrezikshmëri të lartë, fluturoi në qiellin e Arizonësnga 7620 metra lartësi, i varur në një balonë me tullumbace.
“Është si një magji, më duket sikur po notoj në ajër”, tha Blaine teksa zbriti përsëri në tokë.
Pasi u ngrit butësisht nga një pistëajrore e shkretëtirës në Page, Arizona, i lidhur me dhjetëra tullumbace, iashtuquajturi, "interpretues ekstrem" nisi gradualisht të lëshontepesha të vogla për të shpejtuar ngjitjen e tij.
Blaine mbante veshur një parashutë dheu lidh me një maskë oksigjeni teksa iu afrua 29,400 metra, një lartësi kuudhëtojnë shumica e avionëve komercialë.
Ai u lëshua nga tufa e tullumbacevedhe ra i lirë për rreth 30 sekonda para se të hapte parashutën për tëngadalësuar zbritjen e tij.
47-vjeçari ka një historik të kryerjes së sporteve me rrezik të lartë të qëndrueshmërisë, duke përfshirë këtu mbylljen e tij në një enë peshku, bllokimin në një bllok akulli për dy ditë në Times Square dhe qëndrimin e lirë në majë të një kolone të hollë e të gjatë për 35 orë në New York City.
