Duka me tone të ashpra ndaj KOKSh: Keni krijuar kaos në institucion, meritoni të qëndroni në këtë gjendje
Presidenti i FShF-së Armando Duka i është drejtuar kreut të KomitetitOlimpik Kombëtar Shqiptar, Vison Bezhani me një letër zyrtare.
Ai ka kritikuar ashpër rreth kaosit të krijuar brenda këtijinstitucioni e cila ka shkaktuar dhe ndërprerjen e veprimtarisë sportive.
Duka kritikoi anëtarët e këtij organi për refuziminmbledhjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme, e cila u planifikua të mbahej ditëne sotme (1 shtator).
Numri 1 i FShF-së kërkon ndryshimin e Statutit konformKartës Olimpike, përmes një komisioni teknik të zgjedhur nga Asambleja, paspërfundimit te Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, si dhe zhvillimin e ProcesitZgjedhor në kushtet e statutit të ri, brenda Dhjetorit 2020”.
Letra e plotë:
Të nderuar zotërinj tëKE të KOKSH!
Me keqardhje po jushkruaj për diçka që pak lidhje ka me sportin, por e mban sportin peng, prejdisa kohësh.
Në çdo Asamble tePërgjithshme të KOKSH, FSHF është përfaqësuar me seriozitet dhe angazhimmaksimal, duke u përpjekur te japë kontributin e saj në atë që do duhet tëishte kupola e sportit shqiptar, kontribut i cili qëllimisht dhe në vijimesiështë refuzuar me arrogancë, vit pas viti.
Në datën 09.02.2020,Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH me shumicë votash vendosi tëmiratojë një rezolutë për kapërcimin e ngërçit ligjor dhe institucional në tëcilin, JU të nderuar zotërinj, e keni futur Komitetin Olimpik. Asambleja e Jashtëzakonshme e një situatë tëjashtëzakonshme, pranoi në frymë sportive e konsesuale kërkesën e përfaqësuesittë CIO-s, për të lënë pezull problemet e ngritura nga të gjithë, dhe mëkonkretisht:
Presidenti te lërëakuzat mediatike për Sekretarin e Përgjithshëm për vjedhje e korrupsion.
Anëtarët për mënyrën edrejtimit e manaxhimit,
Mungesën etransparencës në KOKSH,
Mosfunksioniminpothuajse në total të institucionit, e shumë të tjera.
Për arësye tëpjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, dhe zgjidhjen e tyre imediate pas lojëraveOlimpike. Dhe në të njëjtën frymë miratuam edhe një Rezolutë e cila përfshintedy pika të rëndësishme:
Ndryshimi i Statutitkonform Kartës Olimpike, përmes një komisioni teknik të zgjedhur nga Asambleja,pas përfundimit te Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Zhvillimin e ProcesitZgjedhor në kushtet e statutit të ri, brenda Dhjetorit 2020.
Fatkeqësisht pas kësajAsambleje u përballëm me Pandeminë e Covid-19 , të cilën ju ende po vazhdoni tapërcillni në dremitje, madje, edhe deri në gërhitje, pa asnjë fjalë të mirë për një federatë, aposportist. Por, duke dashur që të përfitoni edhe nga Pandemia, e përdorët gjatëgjithë kësaj kohe, si alibi për të mos respektuar, apo edhe për ta manipuluarRezolutën. Në këto kushte, ne si FSHF së bashku me 14 federata anëtare të KOKSHu mblodhëm dhe kërkuam respektimin e plotë të saj.
Me kërkesën tonë nëdatën 30.08.2020 Presidenti i KOKSH, z.Bezhani, në bazë të dispozitavestatutore bëri publik vendimin e tij për të thërritur Asamblenë e Përgjithëshmetë Jashtëzakonshme e cila kishte parashikuar të kryente punimet në datën01.09.2020.
Kjo asamble nuk upërkrah nga Sekretari i Përgjithshëm, si edhe nga një pjesë e KE , përkundrazi,të shqetësuar JU kërkuat dhe thërritët në ndihmë “kamerdaren-Jerom”, me ngut,teksa siguruat edhe një letër nga kamerdarja juaj. Por, për çfarë? Për të mbajturKOKSH në të njëjtën situatë, si një institucion krejtësisht jo funksional? Pseju tremb asambleja zotërinj? Pse doni ti manipuloni anëtarët, të cilët janë tëvendosur dhe të dakordësuar të bëjnë draft-statutin tonë? Ne nuk duam aspak të vëmë regullat e lojës,kurrsesi. Por, të diskutojmë se si mund ta bëjmë më funksionale organizatëntonë. Asambleja është i vetmi organ që vendos rregullat, por, Ju doni që tivendosni vetë, edhe rregullat e lojes, edhe të luani.
Kjo zotërinj, jo vetëmnuk ka lidhje me Olimpizmin, por as me minimumin e funksionimit të një shoqate.
Për të realizuarqëllimet e Sekretarit të Përgjithshëm si dhe të një pjese të KE, ju propozoninjë tjeter shkelje statuore, votimin e dy anëtarëve, me email.
Të nderuar zotërinj.Kjo është një çorbë, të cilën Ju vetë e keni gatuar për të ushqyer urinëpersonale, por që nuk ushqen aspak lëvizjen olimpike. Kjo nuk i shërben sportitdhe as rritjes së nivelit te tij, por vetëm interesave tuaja mediokre dhe shumëmeskine, deri edhe për udhëtime jashtë shtetit. Ju, nuk mund te jeni më pjesë ezgjidhjes. Nuk keni dashur, nuk doni dhe nuk keni ndërgjegjësimin e nevojshëmpër të qenë të tillë. Sepse për Ju, ky është nje formalitet radhe sa për sy efaqe, për t`i mbyllur gojën “atyre”. Ju nuk keni asnjë të drejtë morale eligjore për të imponuar zgjidhje për problemet që keni krijuar e rritur JU vetënë këto vite regresi, aty në çatinë e hierarkisë së sportit shqiptar. Metrishtim ua them:
JU, jo vetëm nuk jenitë zotë për të qenë ombrella e olimpizmit por jeni fajtorë për degradimin eKomitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke institucionalizuar përçarjen sianti-vlerë e sportit.
Kam qenë e jam ne botën e sportit gjatë, e mësemjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e marrëdhenieve ndërkombëtare, dhe për të ndjerë benefitet eqënies pjesë e një komuniteti mbarëbotëror, por kjo mbështetje nuk ka asnjëvlerë nëse nuk vendoset në shërbim të sportit shqiptar.
Ndaj zotërinj, letrattuaja ndërkombëtare vetëm sa evidentojnë krejt qartë dhe dëshmojnë sërish egoizmindhe mungesën e përgjegjësisë sociale tuajën ndaj komunitetit sportiv. Njëpunonjës i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, jo i zgjedhur, nuk duhet dhe nukmund te cënojë autoritetin e Asamblesë së Përgjithshme, dhe aq me pak tëimponojë përmes “rekomandimeve” in-personam, mënyra votimi të pa parashikuarane statut, thjesht e vetëm për te kënaqur dëshirat e atyre që duan edhe tëluajnë, edhe të vendosin rregullat e lojës.
Ju zotërinj e meritonigjendjen në të cilën jeni, por sporti shqiptar jo!