Pas Krasniqit, tani Dajën, Teuta merr lojtarët nga Skënderbeu

Në prag të ndeshjes me skuadrën e Granadës në fazënkualifikuese të Europa League, Teuta vijon përforëcimet në skuadër.

Këtë të martë, klubi njoftoi transferimin e mesfushorittë Skënderbeut, Asion Daja. Drejtuesit e klubit dhe mesushori kanë gjeturakordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “NikoDovana” dhe tashmë është pjesë e bluve.

Mesfushori do të bashkohet me ekipin në stërvitje,ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar.

Daja, i cili në të kaluarën është aktivizuar nëSuperiore edhe me 3 skuadrat e kryeqytetit Dinamo, Tirana dhe Partizani,kërkohej edhe nga Kastrioti, por në fund zgjodhi kalimin te Teuta.

Më herët nga Skënderbeu, Teuta ka marrë dhe sulmuesinBlerim Krasniqi.

Teuta do përballet në raundin e dytë të Ligës sëEuropës në datën 17 shtator, në “Niko Dovana” përballë skuadrës së Granadës qëmiliton në La Ligën spanjolle.