Marrin fund spekulimet, Messi do të qëndrojë te Barcelona
Golashënuesi kryesor i Barcelonës, LionelMessi, thotë se ai do të qëndrojë te Barça.
Kjo sepse Messit është "e pamundur"për çdo skuadër të paguajë klauzolën e tij të lirimit dhe ai nuk dëshiron tëpërballet me "klubin që do" në gjykatë.
Argjentinasi, 33 vjeç, i dërgoi një faksBarçës të martën e kaluar duke thënë se ai donte të ushtronte klauzolën në kontratëne tij, e cila e lejon atë të largohej falas.
Por klubi tha se klauzola e tij e lirimit prej700 milion euro (624 milion £) do të duhej të përmbushej.
"Mendovadhe isha i sigurt që isha i lirë të largohesha. Unë i thashë presidentit dhe presidentigjithmonë tha se në fund të sezonit unë mund të vendosja nëse doja të shkojaose nëse doja të qëndroja dhe në fund ai nuk e mbajti fjalën e tij. Tani unë dotë vazhdoj në klub sepse presidenti më tha se mënyra e vetme për t'u larguarishte të paguante klauzolën 700 milion dhe se kjo është e pamundur." - tha Messi.
Messi, kontrata e të cilit skadon verën eardhshme, thotë se fakti që ai nuk i tha Barcës se ai donte të largohej para 10qershorit ishte vendimtar dhe po ta kishte vepruar në këtë mënyrë klauzola etij e lirimit nuk do të ishte dashur të përmbushej.