Festë kuqezi! Shqipëria triumfon 2:0 ndaj Bjellorusisë
Shqipëria ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertë ndajBjellorusisë duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, aventurën në Ligëne Kombeve.
Goli i Sokol Cikalleshit nga jashtë zonës, i dha epërsinëkuqezinjve në minutën e 23-të, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1, ndërkohënë pjesën e dytë, të besuarit e Edi Rejës, arritën të realizonin edhe golin esigurisë, me Keidi Baren, i cili pas kombinimit perfekt me Roshin dhe indihmuar nga devijimi i mbrojtësit, e dërgoi topin në cepin e portës.
Një fitore kjo tepër e rëndësishme për objektivat e Kombëtares kuqezi. Sfidën e radhës Shqipëria do ta luaj ditën e hënë, në “Air Albania”, ndaj Lituanisë!

FORMACIONET ZYRTARE:
Bjellorusi: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic. Trajner: M. Markhel.
Shqipëri: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja