Havertz lë kampin e Gjermanisë për të finalizuar transferimin te Chelsea

Vetëm çështje kohe kur Kai Havertz do të veshë fanellën e Chelseat.

Federata e Futbollit të Gjermanisë konfirmoi se Kai Havertz është larguar nga kampi i kombëtares gjermane pasi pritet të finalizojë transferimin te Chelsea.

Mediat shkruajne se Chelsea ka siguruar shërbimet e yllit të Leverkusenit për shumën prej 80 milionë euro.