Tronditet Boca Juniors: 18 lojtarë infektohen me Covid-19
Klubi i famshëm argjentinas Boca Juniors, njoftoi se18 lojtarë të saj kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
10 prej tyre kanë simptoma të lehta, ndërsa 8 janëasimptomatikë.
18 lojtarë është thuajse krejt ekipi i parë, kështu qëpjesa në dispozicion të trajnerit Miguel Angel Russo është e paktë.
Ky fakt u konfirmua nga vetë klubi argjentinas, përmesnjë shënimi që u shfaq në faqen e tij zyrtare.
Boca Juniors do të ketë ndeshjen e “Copa Libertadores” kundër Libertad, më 18 Shtator. Tani mbetet të shihet nëse kjo ndeshje mund të konsiderohet e rrezikuar, sepse bëhet fjalë për 18 lojtarë të infektuar, gati 80 për qind e krejt ekipit të parë.
Comunicado de prensa ? https://t.co/AfS9J7IpvG pic.twitter.com/sUnqAvce6w
— Boca Jrs. Oficial (desde ?) (@BocaJrsOficial) September 3, 2020