Broja: Pas 1 viti kthehem te Chelsea, i kënaqur nga ftesa për në kombëtare
Trajneri i kombëtares Edi Reja, ka thërritur disa emra të rinj në skuadër për përballjen me Bjellorusinë.
Një ndër to, është dhe talenti Armando Broja.
Në konferencën për mediat, ai tha se po luan te Vitese në Holandë për të marrë eksperiencë, e nëse parqitet mirë, do kthehet te Chelsea pas një viti
Armando Broja: ’’Lëviza në Holandë për 1 vit. Me Chelsea ka firmosur edhe një lojtar tjetër. Tashmë po luaj me Vitese, nëse luaj mire do kthehem sërish te Chelsea për të luajtur në Premier League.''
Broja shpehu keqardhjen për mosaktivizimin në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, por se ishte i kënaqur që u ftua në kombëtare.
Armando Broja: ''Jam 18 vjeç dhe më ka thërrit kombëtarja A. Jam shumë i kënaqur pasi janë lojtarët më të mire, luajnë futboll dhe mëmirë. Kjo më pëlqen. Nuk do luaj ndeshjen e pare (kundër Bjellorusisë), se kam marrë karton të kuq me U-19, por është mirë që jam me ekipin. Shpresoj që në ndeshjen e dytë të aktivizohem për disa minuta.’’
Shqipëria do të ndeshet me Bjellorusinë më 4 shtator, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Lexo edhe: Përballja me Bjellorusinë, Çekiçi: Shpresoj të aktivizohem e më pas të gjej golin