Klubet e Superiores nuk tërhiqen: Bojkot kampionatit derisa të plotësohen 4 kushtet nga qeveria

Liga profesioniste e futbollit në vend nuk ka ndërmendtë heqë dorë nga kërkesat që i kanë parashtruar qeverisë shqiptarë një muaj mëparë.

9 nga 10 presidentët e klubeve të futbollit janë mbledhur në Minsk të Bjellorusisë, së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Ata insistojnë që të plotësohen 4 kërkesat e tyre nga qeveria, në të kundërt do të bojkotojnë kampionatin, i cili fillon më 12 shtator.

Katër kërkesat e klubeve:

1-Të ulet TVSH në masën 6%.

2-Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimevetatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

3-Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhuratpersonale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

4-Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, nëvend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi përSportin.

Deklarata e plotë e Ligës Profesioniste e Futbollit

Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

Të ulet TVSH në masën 6%.

b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

Minsk, më 4 shtator 2020