Elbasan, monumentet kulturore drejt degradimit
Monumentet kulturore në qytetin e Elbasanit dita ditës po shkojnë drejt degradimit apo edhe shembjes, pasi institucionet i kanë lënë në harresë. Vetë qytetarët apelojnë për ruajtjen e këtyre objekte historike të cilat përcjellin vlera kulturore.
Elbasani është një qytet i cili ofron vetëm turizëmhistoriko-kulturor ndaj objektet kulturore janë të një rëndësie të veçantë.
Por panorama që të ofrohet janë një sërë objektesh qërrezikojnë degradimin apo edhe shembjen.
Kalaja e qytetit, e cila mbart më së shumti vlerakulturore mban edhe numrin më të madh të objekteve kulturore, siç është kishaShën Maria rreth 600 vjeçare, varri i Kostandin Kristoforidhit apo edhe shtëpiae Aleksandër Xhuvanit, të cilat janë lënë në harresë.
Vetë qytetarët shprehen se ky vend historik nuk duhetlënë pas dore pasi përcjellë vlera kulturore.
''Kjo trashëgimi e vyer, që paraqitet materialisht nëpërmjet monumenteve, statujave, kalave, në qytetin tim në Elbasan, ka filluar të degradohet. Nuk është mirë të përddhoset figurat e monumenteve të historisë.''
Ata gjithashtu kanë dhe një apel për institucionet.
''Më e keqja është se ministria përkatëse e kulturës, por dhe drejtoria e kulturës në bashki, nuk kujdeset dhe nuk vë dorë, është për të ardhur keq. Duhet të ketë një departament të posaçëm për kujdesin dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore.''
Për shkak se një pjesë e monumenteve kulturore janë tëkategorisë së parë ato janë nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhedrejtuesve të këtyre objekteve nuk iu lejohet ndërhyrja në restaurim apomirëmbajtje duke bërë që të rrezikojnë edhe me shumë ekzistencën e tyre.