Kritikoi Trump, demokratja Nancy Pelosi pa maskë brenda sallonit të flokëve, ja si i justifikua

Demokratja më e fuqishme e SHBA-së, Nancy Pelosi, kavizituar një sallon flokësh në San Francisko, duke thyer rregullat të cilatlejojnë shërbimin vetëm jashtë, në mënyrë që të frenojnë përhapjen  e koronavirusit.

Zonja Pelosi u pa gjithashtu me një maskë fytyre që më shumëishte rreth qafës sesa mbi gojën e saj. Ajo ka kritikuar PresidentinDonald Trump për mosmbajtjen e maskës.

Një zëdhënës tha se ajo nuk e kuptoi se po shkelte rregullate qytetit të saj.

Z. Trump tha se ajo po "shkatërrohej" pasi dhaleksione për të gjithë të tjerët.

Mijëra biznese të Kalifornisë janë mbyllur përgjithmonë përshkak të pandemisë.

Pamjet e marra nga Fox News treguan të hënën kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve brenda ambienteve të sallonit.

Një stilist flokësh, i cili kishte maskë, u pa duke endjekur atë.

Zonja Pelosi - e cila gjithmonë mban maska ​​në publik -shpesh paralajmëron Republikanët që "të dëgjojnë shkencën" nëpandemi.

Duke mbrojtur vizitën e saj, zëdhënësi Drew Hammill tha nënjë deklaratë: "Ky biznes i tha asaj se ishin lejuar nga autoritetetvendore të kishin një klient në të njëjtën kohë në biznes".

"Kryetarja u pajtua me rregullat siç ju paraqitën ngasalloni."

Zonja Pelosi vetë ka cituar më parë udhëzimet e Qendrave tëSH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve që rekomandojnë që Amerikanët të mbajnëmaska ​​fytyre në publik, veçanërisht kur masat e distancimit fizik janë tëvështira për tu respektuar.

Pas kësaj, kryetarja e Dhomës u paraqit në MSNBC me Urën eGolden Gate në sfond.

Ajo i tha rrjetit se Trump kishte "goditur shkencën në fytyrë" javën e kaluar duke lejuar një audiencë të ftuarish, kryesisht pa maska ​​në kopshtin Shtëpisë së Bardhë që të shikonin fjalimin e tij në Konventën Republikane.