Lagështia faktor kyç për të minimizuar transmetimin e virusit COVID-19

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin meCovid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standardeoptimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportitpublik.

Lagështia relative duket se "ndikon fuqishëm" në përhapjene viruseve në mjediset e mbyllura, sidomos kur ajri është i thatë. Ky ështëpërfundimi i një ekipi hulumtues indiano-gjerman.

"Lagështia duketse luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për përhapjen përmes ajërit tëCOVID-19 në mjediset e brendshme", tuhet në raport, i cili bazohetgjithashtu në gjetjet e nga testet e kaluara me viruse të ngjashme, H1NI përgripin dhe MERS-CoV"

Prandaj në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë tëpaktën 40% deri 60% lagështi, për të zvogëluar rreziqet e përhapjes sëviruseve, thanë analistët e Laboratorit Fizik Kombëtar të Indisë CSIR tëudhëhequr nga Sumit Kumar Mishra  dhe atatë Institutit Leibniz të Gjermanisë për Kërkime Troposferike (TROPOS) nëndrejtimin e Alfred Wiedensohler dhe Ajit Ahlawat.

Ruajtja e lagështisë relative të dhomave apo zyrave nëvlerat 40% dhe 60% si dhe hapja e dritareve mund ta zvogëlojë thithjen e pjesëzavetë infektuara prej virusit.

Hemisferën e veriut e pret rreziku

Ardhja e dimrit në hemisferën veriore nënkupton rreziqe mëtë larta për "miliona njerëz", paralajmëroi Wiedensohler, sepse atado të qëndrojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajër që vjen jashtë dukekaluar përmes kondicionerëve.

Ngrohja e ajrit në një temperaturë të pranueshme do ta"ulë ndjeshëm lagështinë relative të mjediseve të shtëpive, zyrave apodyqaneve, dhe kjo do të krijojë një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme përbanorët apo punonjësit, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19", thuhet nëstudim.

Por sipas studimit edhe ftohja ekstreme e mjediseve tëbrendëshme me kondicioner gjatë verës shkakton tharjen e ajrit dhe gjithashtu"ndihmon jetëgjatësinë e viruseve COVID".

Standard minimum për lagështinë relative në mjedise tëmbyllura

Si përfundim ekipi i studiuesve thotë që mbikëqyrësit endërtesave dhe qeveritë duhet të azhurnojnë standardet dhe duhet të përfshijnëfaktorin e lagështisë në rregullat e ardhshme për mjediset e mbyllura.

"Bazuar nëgjetjet e studimit për të ardhmen është e domosdoshme të vendoset një standardminimum për lagështinë relative në ndërtesat publike" thuhet në raport,sepse kjo "jo vetëm që do të zvogëlojë ndikimin e COVID-19, por gjithashtudo të zvogëlojë edhe ndikimin e shpërthimeve të mëtejshme të epidemivevirale".

"Për momentin, përveç mbajtjes së maskave, shkencëtarët udhëzojnë që të respektohet distanca sociale dhe që në mjedise të mbyllura të ketë në varësi të madhësisë sa më pak njerëz që të jetë e mundur ".

DW/