Duam paret tona! Momenti kur naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë për të hyrë në uzinë

Pas rreth një viti në protesta e një grevë urie naftëtarët e Ballshit pritet të rikthehen javën tjetër në punë. Kompania e që ka marrë përsipër vënien në punë të rafinerisë nisi nënshkrimin e kontratave, por dakordësia e palëve kaloi përmes tensioneve dhe përplasjeve në dyert e uzinës.

Fier- Me thirrjet "Duam paret tona!" mesditën e sotme naftëtarët e Ballshit tentuan të futen me forcë në rafinerinë e naftës gjatë protestës së radhës këtë të enjte, 3 shtator, për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Situata u tensionua pasi në uzinë mbërritën përfaqësues të kompanisë së re që ka marrë përsipër të vërë në punë rafinerinë dhe paqartësitë e krijuara me mënyrën si do të rikthehen në punë.

Ne foto: Protestuesit ne Ballsh

Atau përplasën ashpër me forcat e Policisë që kishin krijuar në barrikadë për tëmos lejuar që uzina të merrej nën kontroll nga naftërarët.

Por e enjtja rezultoi ditë fitoreje për naftëtarët.

Kompania e re që do të vërë në punë uzinën u ofroi marrëveshje.

Direkt nisi nënshkrimi i marrëveshjeve individuale, ndërsa naftëtarët do të marrin një pagë paradhënie 50 mijë lekë.

Të hënën në këto kushte mund të rinisë puna në uzinë.

Ndërsa për pagat e prapambetura thuhet se kompania nuk do t'i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme me të cilën është fituar gjyqi.

Punanë rafinerinë e Naftës në Ballsh u ndërpre vjeshtën e kaluar pasi firma që emenaxhonte akuzoi Bankers Petrolium se nuk e furnizonte me naftë bruto.

Prej asaj kohe, naftëtarët e mbetur të papanë dhe papaguar kanë protestuar në vazhdimësi ndërsa zhvilluan edhe një grevë urie.