Zjarri përfshin masivin pyjor në fshatrat e Korçës
Zjarret po djegin pyjet edhe në shtator. 15 hektarë pyll pishe janë përfshirë nga flakët në Korçë, ku terreni i vështirë vështirëson vënien nën kontroll.
Masivi pyjor mes fshatrave Leshnje, Lubonjë dheRoshanj në Korçë po shkrumbohet.
Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktive nëzonë prej më shumë se 24 orësh.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 15 hektarëshme pishë dhe bimësi të ulët.
30 forca zjarrfikëse të ndihmuar edhe nga punonjës tënjësive administrative janë përfshirë në betejë me flakët.
Por terreni i thyer malor vështirëson izolimin evatrave ndërsa era favorizon përhapjen e zjarrit.
Muaji shtator konsiderohet me rrezik të lartë për zjarre pas muajve të nxehtë të verës, ku pjesa më e madhe e rasteve ishin zjarrvënie aksidentale ose të qëllimshme.