Do deklarojnë pasurinë 4 persona nga Tirana, mes tyre i kërkuari për kokainën në Xibrakë
Operacioni Forca e Ligjit u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave në Tiranë të dënuar për drogë, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe grup të strukturuar kriminal.
Një prej tyre, Genci Xhixha, është i njohur për kokainën në laboratorin e “Xibrakut” . Ai ishte organizatori dhe financuesi i grupit të kokainës, është dënuar në mungesë me 13 vite burg.
Shtetasit që duhet të deklarojnë pasurinë janë:
Altin Çela, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
Genci Xhixha, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;
Ergest Zhupani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";
Sulejman Sina, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje tëveprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë edyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve tëvetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.