Donika Prelën do e gjykojë Ina Rama dhe Natasha Mulaj, vendimi me 11 shtator

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, DonikaPrela, është përballur ne KPA me gjetjet e Komisionerit Publik që kërkonshkarkimin e saj nga detyra. Vendimi u shty për në 11 shtator, ndërsa u rrëzuakërkesa e Prelës për përjashtimin e dy gjyqtareve.

Kolegji i Posaçëmi Apelimit ka shtyrë për në datën 11 shtator vendimin për prokuroren DonikaPrela, ish-drejtuese e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Shtyrja erdhi përshkak se trupa gjykuese në KPA kërkoi kohë për të analizuar provat e sjella ngaDonika Prela për të rrëzuar pretendimit e Komisionerit Publik, i cili nuk hoqidorë nga kërkesa për shkarkimin e saj.

Komisioneri Publikka deklaruar se: “Subjekti nuk justifikon një pjesë të kursimeve familjare.”

Sipas FlorianBallhysës, prokurorja nuk provon burim të ligjshëm edhe të një llogariebankare.

Komisioneri Publikvlerëson se provat e paraqitura nga znj. Prela nuk sjellin asgjë të re, ndërsathekson se kërkesa e saj për përjashtimin e gjyqtareve Natasha Mulaj dhe InaRama, ishte një përpjekje për të zvarritur proçesin dhe për ta vonuar atë.

KomisionieriPublik, relatoi se Prela e dinte se gjyqtarja Mulaj do të ishte pjesë e trupësgjykuese, ndaj edhe për këtë duhet të tregonte integritet dhe të dorhiqej nga çështja.

Donika Prela ukonfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë ngaRoland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Megjithatë,vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikiminqë trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit tëPrelës.

Seanca ne KPA