Lufta e Dytë Botërore, Shaban Murati: Shqipëria në anën e gabuar, fitorja e koalicionit antifashist, alibi për neokomunistët modern

Ka një konfuzion të qëllimshëm recidivistneokomunist lidhur me qendrimin nëse Shqipëria mbajti anën e drejtë apo anën egabuar të historisë në Luftën e Dytë Botërore. Çdo koalicion i drejtëndërkombëtar i krijuar gjatë historisë ka brenda tij dy anë apo dy palë, tëcilat nuk janë të barazvlefëshme nga pikëpamja historike dhe kombëtare, njerapalë është e drejtë dhe pala tjetër është e gabuar.

Kriteri kryesor historik për të përcaktuar nëse njështet apo forca kryesore politike e një vendi kanë qenë në anën e drejtë apo nëanën e gabuar të historisë është se me cilën palë janë bashkuar brenda njëkoalicioni historik ndërkombëtar.

Në këtë këndvështrim zgjedhja e Shqipërisë ka qenë egabuar historikisht. Shqipëria organizoi me një vonesë trevjeçare luftën kundërpushtuesit, tre vjet pasi u pushtua nga Italia fashiste. Shqipëria organizoiluftën çlirimtare vetëm pasi Bashkimi Sovjetik dhe Serbia u sulmuan nëpranverën dhe verën e vitit 1941 nga Gjermania naziste, dhe me urdhër tëKominternit, (Qendra Ndërkombëtare e Komunizmit në Moskë), dhe të KGB-sësovjetike u krijuan dhe u rikrijuan në vendet e Europës Lindore, përfshirëShqipërinë, partitë komuniste dhe lëvizjet çlirimtare të udhëhequra ngakomunistët në prapavijat e frontit të luftës si ndihmë për ushtrinë ruse.

Partia Komuniste Shqiptare u krijua nga serbët dheagjentët e Kominternit sovjetik në nëntor 1941, tre vjet pas pushtimit fashist,kurse Ushtria Nacional-Çlrimtare u krijua në korrik 1943 dhe brigada e parëpartizane në gusht 1943, katër vjet pas pushtimit dhe kur Italia fashistekishte mbaruar.

Përse Shqipëria e pushtuar nga fashistët në 1939 nuke organizoi luftën çlirimtare qysh në vitin 1939, kur Franca dhe Britania e Madhenë shtator i shpallën luftë Gjermanisë naziste dhe përse Shqipëria nuk e lidhiluftën e saj antifashiste me dy shtetet kryesore perëndimore, flamurtarët eparë të koalicionit ndërkombëtar antifashist? Përse Shqipëria nuk e lidhiluftën nacional-çlirimtare me aleatët perëndimorë dhe me palën e Perëndimitbrenda koalicionit të madh antifashist botëror?

Shqipëria në koalicionin antifashist ndërkombëtarzgjodhi palën e Beogradit dhe të Moskës për t’i shërbyer me luftën e sajnacional-çlirimtare. Pra zgjodhi anën e gabuar të një koalicioni të drejtë.

Fitorja e koalicionit të madh antifashist botërormbi nazizmin nuk mund të shërbejë si alibi për neokomunistët modernë, që duantë amnistojnë mëkatet historike të baballarëve të tyre. Dhe që Shqipëria ishtenë anën e gabuar me palën e gabuar të koalicionit të drejtë historik, ku elidhi veten dhe të ardhmen e vendit me armiqtë historikë të kombit shqiptar dhejo me shtetet perëndimore dhe jo me Perëndimin, e dëshmon pasoja tragjikehistorike e kalvarit të saj si satelite e Beogradit dhe e Moskës pas Luftës sëDytë Botërore.

Të gjitha shtetet e Europës Lindore dhe tëBallkanit, që e lidhën veten dhe luftën e tyre antifashiste me Moskën dheBeogradin, pra në anën e palës së gabuar të koalicionit historik antifashist,përfunduan në koloni sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore.

75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botëroregjërat duhen thënë me emrin e tyre të vërtetë.