Rama: Kundërshtarët janë humbës kronikë, para zgjedhjeve nuk kemi kohë për të rrotulluar arra në gojë

Nga Elbasani, përparagrupit parlamentar socialist, kryeministri Rama foli për nisjen e procesit përgatitorpër zgjedhjet e ardhshme.

Rama tha se kundërshtarëte dukshëm të PS-së janë humbës kronikë që nuk e stimulojnë PS-në për t'u bërë mëe mirë.

Për Ramën, kundërshtarëtrealë të mazhorancës janë lodhja, zhgënjimi dhe pritshmëritë e pa përmbushura.

Rama: Unë më timen kam bërë gjithçka që kam mundur, jo gjithçka që kamdashur, por kjo sot nuk më mjafton. Unë dua që të di mendimin e gjithë familjessonë. Dua ta di sa më parë, ndërkohë që e gjithë partia do të futet në betejëne mandatit tjetër. Kur jam pajtuar me hapjen e listave, kam pasur besimin se kooperativapolitike nuk prodhon energjinë e duhur për ta çuar Shqipërinë përpara. Unë besojqë duhet që shumë shpejt të biem dakord për metodikën e këtij vlerësimi brenda familjes.Mandatet e deritanishme nuk i kemi marrë vetëm me anëtarësinë, por me dhjetë-fishine tyre.

Unë do të them asgjë për kundërshtarët e dukshëm, sepse samë shumë të shohim ata aq më pak do të kërkojmë nga vetja. Ata janë humbëskronikë që më mirë se çdo gjë dinë të gjejnë rrugën  e humbjes. Ata janë një fatkeqësi për vetendhe për ne sepse nuk na stimulojnë që të jemi më të mirë, dhe as opinioninpublik që të jetë më i mprehtë. Duhet të shohim sa më shumë te kundërshtarët epadukshëm, te lodhja, te pritshmëria e papërmbushur dhe zhgënjimi. PS duhet tëarrijë t'i prekë këto ndjesi, duke parë brenda nesh.

Rama nuk harroi tëperifrazonte edhe presidentin amerikan J. Kenedy duke thënë se çfarë mund të bëjnëanëtarët e partisë për PS-në.

Rama: Po marr fjalën e një udhëheqësi të madh, në paria e PS-së këtu nuk duhet të pyesim se çfarë PS mund të bëjë për ne, por se çfarë mund të bëjmë ne për PS-në. Jemi në provimin  e madh të zgjedhjeve dhe nuk kemi kohë për të rrotulluar arra në gojë. Çfarë mund të kërkoni ju nga PS që mund t'i bëni hyzmetin çdokujt që u ka bërë nderin për të qeverisur vendin. Shpeshherë, prirja për të mos e mbajtur parasysh këtë nder të madh, kthehet në shumë drejtime të gabuara. Çfarë mund të kërkojmë pas 7 apo 3 vitesh, për të bërë 7 herë më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi dhe natyrisht, nga sot e deri në zgjedhje, unë them se ka vetëm një gjë që duhet kërkuar pa pushim, llogari vetes.

Rama foli edhe përzgjedhjet e ardhshme dhe tha se nëse do të mbaheshin këtë të dielë, PS do tërezultonte fituese.

Rama: Jam unë po ia që deputetët i barazojnë me të keqen. Ata gabojnë. Ju njohdhe e di që nuk e meritoni paragjykimin që është krijuar në raport me stereotipine deputetit, duke nisur nga raste specifike dhe rrethana të caktuara. Vetëm nedeputetët mund ta godasim këtë stereotip. Ne kemi vetëm forcën e shembullit. Nekemi shembull në këtë grup parlamentar, por nuk mjaftojnë dhe kjo është sfidajonë. Unë nuk dyshoj se nëse do të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielë, ne do tëdilnim fitues. Këë të dielë ne do të merrnim më pak vota se sa meritojmë përpunët që kemi bërë për Shqipërinë, ndërsa ata do të merrnin më pak vota se sakanë marrë. Pse do të merrnim më pak vota? Sepse populli pret shumë më shumënga ne dhe populli nuk pret asgjë nga ata dhe ka të drejtë.