Fillimi i mësimit, maskat nuk janë të detyrueshme në klasa për nxënësit e ciklit të ulët

Vetëm 2 javë përpara fillimit të procesit mësimor,qeveria shqiptare ka hequr masën e mbajtjes së detyrueshme të maskave në klasapër nxënësit e ciklit të ulët.

Në çdo ambjent tjetër të shkollës, maska do të jetëe detyrueshme.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë teksaka nënvizuar se mbajtja e maskës është e detyrueshme për nxënësit e 9 vjeçaresdhe ciklit të mesëm si dhe të gjithë personelin.

Masa të njëjta ka marrë dhe Italia e cila hoqi masën e mbajtjes së maskave të detyrueshme në klasë për nxënësit mbi 6 vjeç në rast se respektohet distanca 1 metër.

Vendimi është marrë nga komiteti tekniko-shkencorpranë qeverisë Conte i cili ka shpërndarë urdhëresën ku nënvizohet se ekspertëtkanë vlerësuar se për të favorizuar mësimin në klasë e zhvillimin relacional,maska mund të hiqet në klasë në kushtet e qëndrimit statik të nxënësve e nëdistancë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit.

Gjithashtu edhe Greqia ka njoftuar për masat e rejatë cilat do të ndërmerren në vijim të rifillimit të shkollave. Sipas njoftimevetë Ministrit të Arsimit, maska ​​do të përdoret kryesisht në ambiente tëmbyllura, përveç në kohën e vaktit.

Në ambiente të jashtme të shkollave do të përdoretvetëm në rast të mbipopullimit. Nuk ka asnjë parashikim për përdorimin e njëmaske gjatë pushimeve, e cila do të jetë kohë e ndryshme për grup studentësh,as në palestër. Maska do të jetë gjithashtu e detyrueshme në transportin estudentëve.

Kategoritë e studentëve që përjashtohen ngapërdorimi i detyrueshëm i maskës janë fëmijët me aftësi ndryshe si dhe nxënësitme probleme të sistemit respirator.