I frikësohej dënimit nga gjykata për abuzim seksual, në pranga 46-vjeçari që tentoi arratisjen për Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2020, 18:30
Një 46-vjeçar nga Tepelena u arrestua në kufi këtëpasdite (1 shtator) pasi tentoi të largohej drejt Greqisë në mënyrë ilegale.
Shtetasi Besnik kreci kërkonte të arratisej pasi ifshihej mundësisë së dënimit nga gjykata për abuzim seksual.
Ai u vu në pranga nga policia Kufitare e Çarovësbrenda territorit shqiptar.
Mësohet se kreci është shpallur në kërkim ngaProkuroria e Gjirokastrës pasi mbi të rëndon akuza për veprën penale të marrëdhënieveseksuale me persona të pambrojtur.
Menjëherë 46 vjeçari Kreci është dërguar në dhomat eparaburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.