Protestat në Bjellorusi, ndalohet raportimi, qeveria heq akreditimin e gazetarëve të huaj

Autoritetet eBjellorusisë kanë tërhequr akreditimin e disa prej gazetarëve të huaj të cilëtkanë ndjekur ngjarjet që kanë pasuar zgjedhjet elektorale.

BBC raporton se 2 prejreporterëve janë pikërisht të kësaj agjencie mediatike duke e dënuar këtëveprim të qeverisë si një tentativë për cënimin e lirisë së medias.

Ditën e djeshme (29gusht) Bjellorusia u përfshi nga protesta të tjera masive të cilat kanë pasuarpas fitores së Alexander Lukashenkos në zgjedhjet elektorale.

Mijëra qytetarë"pushtuan" kryeqytetin e Minskut me pankarta dhe flamuj nëpër duarduke kërkuar tërheqjen nga qeveria të Lukashenkos.

Shumë agjencimediatike kanë kërkuar nga qeveria që të lejohen sërish të mbulojnë ngjarjet nëBjellorusi.

Ndërkohë AFP raportonse një prej zëdhënësve qeveritarë, Anatoly Glaz ka deklaruar për ta se kyvendim është rekomanduar nga njësia kundër terrorizmit në Bjellorusi.