Pandemia tkurr ekonomitë e G7-ës, qytetarët pak besim të qeveritë për situatën me koronavirusin
Ekonomitëe mëdha të botës kanë rënë në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit.Kanadaja këtë javë iu bashkua vendeve të tjera anëtare të G7-ës duke konfirmuartkurrjen më dramatike të të ardhurave në gjysmën e dytë të vitit.
Pandemia e koronavirusit përgjunji grupin eshteteve ndër më të industrializuara të botës në tremujorin e dytë të vitit.
Vendet e G7-ës, SHBA-ja, Japonia, Gjermania,Franca, Britania, Italia dhe Kanadaja raportuan mes prillit dhe qershorit 2020rëniet më të forta ekonomike në historinë e tyre.
Ekonomia amerikane u tkurr me gati 31,7 përqind gjatë periudhës tremujore, duke shtyrë rreth 1 milionë njerëz të aplikojnëçdo javë për ndihma sociale për shkak të bizneseve të mbyllura.
Britania regjistroi recesionin më të thellë qënga viti 1955, me një rënie prej 20,4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto,ndërkohë që GDP-ja e ekonomisë së dytë më të madhe të eurozonës, ajo e Francës,u zvogëlua me 13,8 për qind, Italisë me minus 12,4 për qind, dhe Kanadasë 11,5për qind më ulët nga tremujori i parë.
Presioni i pandemisë në ekonominë gjermanerezultoi edhe më i rëndë sesa në kohën e krizës financiare të 2008-2009-ës,duke u reflektuar më rënie si në shpenzimet e konsumatorëve, edhe në eksportetdhe investimet e kompanive.
Të ardhurat në buxhetin e superfuqisëeuropiane u ulën me 9,7 për qind në tre muajt para korrikut, bilanc ky mënegativi që nga vitet 1970, ndërsa ekonomia e tretë kryesore e botës, ajojaponeze, u zhvlerësua me 7,8 për qind krahasuar me janar-marsin e 2020-ës.
Ekspertët e fushës theksojnë se impakti i pandemisëdallon mes ekonomive, dhe se rimëkëmbja e shteteve favorizon ato që eadministruan më mirë situatën me koronavirusin e ri.
Britania vlerësohet se ka numrin më të lartë nëEuropë të viktimave nga sëmundja infektive dhe se po merr më shumë kohë për tarindezur motorin e ekonomisë së saj.
Ndryshe, në epiqendrën e hershme të virusit,reagimi i qeverisë italiane në aspektet ekonomike dhe kundër kovidit, endihmuan të dalë nga kriza me më pak efekte anësore sesa pritej.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, parashikonqë pandemia të përkeqësohet në muajt që vijnë, dhe se përveç ndërhyrjes shtetërore,do nevojitet edhe solidariteti social.
Një sondazh i fundit me qytetarët e vendeve tëG7-ës zbuloi se shumë prej tyre nuk kanë besim te qeveria për administrimin esituatës, veçanërisht amerikanët dhe britanikët.