Eskpertët, kthimi në universitet mund të shkaktojë "ortek" Covidi

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar janë duke bërë planepër të rikthyer studentët në universitete. Ata janë duke vendosur masat enevojshme anti-covid për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.

Sindikata e Akademikëve UCU tha se më shumë se një milionstudentë që do të lëvizin nëpër të gjithë vendin do të jenë një rrezikinfektimi për të gjithë qytetarët.

Mirëpo, shefat e universiteteve thonë se kanë punuar shumë përtë planifikuar një kthim të sigurt në të gjitha spektet e jetës studentore.

Prof Carl Heneghan, drejtor i Qendrës për Mjekësi të Bazuarnë Prova në Universitetin e Oksfordit, thotë se është e sigurt që studentët tëkthehen në universitete,  mirëpo do tëishte mirë nëse kjo gjë do të ndodhte pranverën ose verën e vitin 2021. Ai sugjeroiqë mësimi të vazhdonte online edhe për pak kohë derisa kërcënimi ngakoronavirusi të ishte zvogëluar.

Këto vendim kanë ardhur ndërsa rastet e regjistruara mekoronavirus në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur 1,715 të infektuar në 24 orë.