Koronavirus, a ka ardhur koha t'i kthehemi jetës normale?

A po e tepërojnë qeveria dhe media me koronavirusin? A ështëkoha për të ecur përpara dhe për t'u rikthyer në jetën normale?

Këto janë disa nga pyetjet të cilat duke pasur parasyshgjendjen e jashtëzakonshme të ekonomisë, meritojnë një vëmendje të madhe.

Numri i pacientëve në spital që janë të infektuar meCovid-19 ka rënë prej muajsh. Në  kulmine pandemsië Mbretëria e Bashkuar regjistronte rreth 20.000 të infektuar dhetani është më pak se 800.

Gjithashtu më parë të gjitha njësitë e kujdesit intesivishin plot me pacientë të infektuar me koronavirus, shumë prej tyre ishin dukeqëndruar në respirator për disa javë.

Përsëri, për fat të mirë, numrat e pacientëve të cilët kanë nevojëpër respirator ka vazhduar të bjerë nga 3.300 në 64.

Nëse shikojmë ata që humbën jetën brenda 28 ditëve ngakoronavirusi, ky numër ka rënë me 99%, nga 1000 në ditë në më pak se 10.

Kjo krahasohet me një mesatare prej 30 burrash në ditë qëvdesin nga kanceri i prostatës dhe 30 gra nga kanceri i gjirit. Asnjë nga këtoshifra nuk lexohet çdo natë në lajmet në TV, ndryshe nga statistikat për rastetdhe vdekjet e koronavirusit.

Vërtet, rastet e konfirmuara me Covid-19 janë në rritje gjatë dy muajve të fundit, por kjo mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e numrit të testimeve. Numri i testeve të bëra në komunitet është dyfishuar që nga fillimi i muajit korrik. Më shumë tamponë të çojnë në zbulimin e numrit më të madh të virusit, mirëpo ende nuk është përkthyer në më shumë raste spitalore raporton BBC.

Kështu që gjërat kanë ndryshuar shumë që prej fillimit tëshpërthimit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

"Nëse kthehemi në muajt Mars dhe Prill, ka një grup mëtë madh njerëzish të cilët janë të shtruar në spital. Tani ata që infektohenjamë shumë më të rinj dhe janë më pak të prekur dhe të rrezikuar"- thotë CarlHeneghan, profesor i mjekësisë i cili është  bazuar në provat e Universitetin tëOksfordit.

Gjithashtu ai shtoi se virusi tani është duke qarkulluar nënjë nivel më të ulët.

"Me distancën sociale njerëzit kanë më pak mundësi tëmarrën virusin, edhe nëse e marrin ata infektohen lehtë dhe kështu ata mund tëkenë më pak gjasa të sëmuren rënde. Virusi tani është duke qarkuluar me njënivel shumë më të ulët"- shtoi ai.

Nëse përfundoni në spital, shanset tuaj për të mbijetuarCovid-19 janë përmirësuar ndjeshëm. Ekipet mjekësore tani janë më të përgatiturse si të luftojnë virusin em trajtime më efektive.