"Spiun" rus ushtrinë franceze, arrestohet oficer i vendosur në bazën e NATO-s në Itali
Një histori spiunazhi midisFrancës dhe Rusisë, përmes Italisë. Një oficer i ushtrisë franceze uarrestua dhe po hetohet për tradhti në favor të Rusisë.
Ai dyshohet se ka siguruardokumente tepër sekrete për shërbimet sekrete të Moskës.
"Unë mund të konfirmoj se një oficer i lartë është nën procedura ligjore për një sulm ndaj sigurisë" tha Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly.
Rasti është veçanërisht i turpshëm për Parisin pasi oficeri, një nënkolonel, ishte vendosur në NATO, në një bazë ushtarake në Itali, e cila sipas burimeve të ndryshme, është ajo e Napolit, ku janë vendosur shumë ushtarë francezë.
"Franca e ka marrë drejtimin në këtë procedurë ligjore," tha Parly, duke shtuar se ministria e tij i ka referuar çështjen një prokurori sipas Nenit 40 të Kodit të Procedurës Penale, i cili kërkon që çdo autoritet publik të raportojnë një krim ose shkelje për të cilën ata janë në dijeni të sistemit gjyqësor" tha ajo.
Oficeri - identiteti i tëcilit nuk dihet ende - u arrestua në Francë në fund të gushtit ndërsa ishtegati të kthehej në Itali.
Operacioni u krye nga DGSI(Direction générale de la Sécurité intérieure), agjencia kundërspiunazhit.
Oficeri tani është i mbyllurnë burgun parisian të La Santé.
"Ne kemi marrë të gjithamasat e nevojshme mbrojtëse" shtoi Parly, në lidhje me dyshimin e njëshkelje ruse në sigurinë e ushtrisë franceze.
Disa javë më parë, ishtetrajtuar një rast tjetër i agjentëve të dyfishtë për Kinën brenda DGSE(inteligjenca e jashtme).
Dy ish-spiunë, tani nëpension, ishin dënuar për shkëmbim informacioni me armikun dhe tradhti të lartëme dymbëdhjetë dhe tetë vjet burg.