ShBA, tjetër viktimë nga protestat në Portland

Protestatmë shumë se 90-ditore kundër policisë dhe racizmit në qytetin amerikan tëPortlendit kanë prodhuar skena të reja krimi me pasoja fatale për jetën.

Policialokale njoftoi se një person mbeti i vrarë me armë zjarri në kraharor gjatë njëdemonstrate në mbështetje të presidentit Donald Trump.

Personimendohet se u sulmua nga pjesëtarë të një lëvizjeje të majtë e njohur si lëvizjaantifashiste, e cila si kauzë kryesore ka luftën kundër autoritarizmitqeveritar dhe ekstremizmit të djathtë.

Ndërsaautori ende nuk është identifikuar, pas ngjarjes pjesëtarë të grupitantifashist u shprehën se nuk ndjenin keqardhje për viktimën.

Incidentierdhi pasi një karvan me makina me flamujt amerikanë dhe me parulla elektoralepër presidentin Trump parakaluan të shtunën në qendrën e Portlendit.

Kortezhikonservator provokoi turmën e të majtëve duke i bërë të lëshonin objekte tëforta ndaj automjeteve, shpeshherë duke përfunduar edhe në konfrontime fizike.

Shumëgodina e biznese vijojnë të sulmohen nga ekstremistët antifashistë dhe ngaaktivistët për të drejtat e afroamerikanëve, me gjithë apelin e autoritetevedhe familjarëve të viktimave për ndaljen e dhunës dhe vandalizmave në emër të tëafërmve të tyre.

Vrasjae fundit kulmon një javë me incidente vdekjeprurëse në vazhdën e protestaveamerikane që nisën të hënën me zbrazjen e 7 plumbave nga policia në trupin e njëafroamerikani dhe vazhduan të martën me ekzekutimin e dy protestuesve nga një 17-vjeçar.

Traziratdisamujore nuk ndalin që nga vrasja e afroamerikanit Xhorxh Floid në muajin majdhe janë bërë edhe temë politike në prag të zgjedhjeve presidenciale.

PresidentiTrump të martën ka planifikuar të vizitojë një qytet të Uiskonsinit për të takuardrejtuesit e policisë dhe për t'i kërkuar atyre ruajtjen e sigurisë dhe paqessociale.