Pentagoni: Incident me avionët rusë, manovra joprofesionale në ajër
Ushtria amerikane ka akuzuar homologët rusë përmanovra joprofesionale të fluturimit në ajër që kanë rrezikuar deri përplasjendhe jetën e pilotëve të të dyja palëve.
Sipas Pentagonit, incidenti u shënua të premten teksaaeroplani bombardues "B-52" i palës amerikane po kryente lëvizjerutinë në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi.
Një avion luftarak rus u filmua duke u afruar rrezikshëmnë krahun e majtë të bombarduesit, dhe pas kontaktit vizual, çau ajrin përparame shpejtësi vetëm 30 metra nga hunda e mjetit amerikan.
Në njoftimin zyrtar, Pengatoni sqaroi se disa këto lëvizjejostandarde krijuan turbulenca për pilotët e vet dhe kufizuan manovrueshmërinëe aeroplanit.
"Veprimetë tilla rritin potencialin për përplasje në ajër, janë të panevojshme dhe nukpërputhen me rregullat e fluturimit ndërkombëtar. Edhe pse avionët rusë povepronin në hapësirën ndërkombëtare, ata u bënë rrezik për sigurinë emjeteve," - informoikomanda e forcave të armatosura amerikane për Europën dhe Afrikën.
Avioni rus tip "Su-27" është pjesë ekontingjentit të avionëve të rëndë luftarakë që Rusia ka stacionuar nëgadishullin e Krimesë për të interceptuar mjetet fluturuese të NATO-s afër hapësirësajrore të territorit të pretenduar nga Kremlini.
Ndërkohë gjashtë avionë "B-52" të Amerikësfluturuan të premten në shenjë solidariteti në qiejt e 30 vendeve të NATO-s tëshoqëruar nga aeroplanët ushtarakë të shteteve anëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i aleancës deklaroi se misioniështë të tregohet uniteti dhe epërsia ushtarake kundër agresionit, përparandalimin e konflikteve dhe për ruajtjen e paqes.
Incidenti i fundit ndodh në kohë tensionesh mes SHBA-sëdhe Rusisë dhe kur Uashingtoni ka qortuar vendet anëtare për borxhe të mëdhandaj NATO-s.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga shtetet ealeancës të përmbushin objektivin e investimit 2 për qind të prodhimit të tyrevjetor për mbrojtjen, ndërsa në muajin korrik Pentagoni tërhoqi mijëra trupaamerikane nga Gjermania, vend që sipas Shtëpisë së Bardhë, vijon po ashtu tëmos paguajë pjesën që i takon në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.