Gjermani, protesta kundër masave covid

Pavarësisht se u lejua nga gjykata, policia e Berlinit u detyrua të shpërndajë me forcë një marshim protestë, organizuar kundër masave shtrënguese për pandeminë. Sipas policisë, pjesëmarrësit nuk po mbajtën distancën fizike nga njëri tjetri dhe qarkulluan pa maska. Vetë protestuesit kundërshtuan masat e autoriteteve me parulla si "Fund diktaturës së koronavirusit”.

Policia e Berlinit u detyruatë shpërndajë me forcë një marshim protestë kundër masave shtrënguese për pandeminëpasi pjesëmarrësit nuk zbatuan rregullat në fuqi për të ndaluar përhapjen ekoronavirursit. Sipas policisë, pjesëmarrësit nuk ruajtën distancën e sigurisënga njëri tjetri dhe gjithashtu nuk mbanin maska.

Pas negociatash të gjata,policia nuk i bindi dot organizatorët të zbatonin rregullat dhe u detyrua tashpërndajë me forcë marshimin që mblodhi rreth 18 mijë vetë. Për të monitoruarmbarëvajtjen e marshimit protestë u mobilizuan rreth tremijë forca policie.

Pjesëmarrësit në marshimmbanin në duar slogane si "Ndaloni çmendurinë e koronavirusit" dhe"Fund diktaturës së koronavirusit”.

"Arsyeja e pjesëmarrjesnë këtë protestë është shumë e thjeshtë: bëhet fjalë për lirinë. Është fuqia edemokracisë kur njerëz me pikëpamje të ndryshme politike ngrihen bashkë përlirinë," thotë protestuesi Axel Hahn.

Në Portën e Brandenburg-ut,aty ku u mblodh një numër i lartë protestuesish, u shfaqën edhe simbole tëekstremit të djathtë.

Marshimi u lejuan nga njëvendim të Gjykatës së Lartë Administrative të Berlinit që rrëzoi një vendim tëmëparshëm të policisë.

Një zëdhënës i Gjykatës tha sesipas vendimit, marshimi protestë mund të zhvillohet për sa kohë protestuesitzbatojnë kushtet, siç është ruajtja e distancës dhe mbajta e maskës.

Vetëm të shtunën u regjistruan1,479 raste të reja me koroanavirus dhe sipas autoriteteve numri i infektimevetë reja ka filluar të stabilizohet.