SHBA, dëme katastrofike nga uragani ''Laura''
Banorët eLuizianës dhe ushtria amerikane kanë nisur pastrimin e qyteteve nga dëmetkatastrofike të uraganit "Laura" që përshkoi shtetin jugor javën ekaluar.
Stuhia efuqishme në gjithë vendin u mori jetën të paktën 16 personave, të zënë poshtëpemëve apo banesave.
Për shkak tëshkëputjes së energjisë elektrike, më shumë se gjysma mbetën viktima tëhelmimit nga gazrat e gjeneratorëve të përdorur brenda ambienteve të shtëpiveapo bizneseve për t'i ruajtur nga era e fortë.
Në fundjavë,presidenti Donald Trump vizitoi zonat në gjendjen e jashtëzakonshme.
Guvernatorii shtetit krah tij tha se "Laura" ishte stuhia më e fortë që kagoditur Luizianën, edhe një kategori sipër uraganit "Katrina" qërrënoi vendin 15 vite më parë.
Në kulmin evet mëngjesin e së enjtes, "Laura" regjistroi erëra me shpejtësi 240kilometra në orë, dyfishin e shpejtësisë së uraganit "Katrina" kurzbarkoi në qytetin juglindor të Nju-Orlinsit.
Forca euraganit të fundit ishte e tillë saqë sipas ekspertëve ndryshoi edhe rrjedhën eujërave lokalë ndërsa me hyrjen në Teksas, shkuli çatitë e godinave dhe i bërirrugët të pakalueshme.
Edhe psestuhia kaloi pa pasojat e parashikuara nga meteorologët, autoritetetparlajmërojnë se në kushtet e një vere të nxehtë, banorët rrezikojnë furniziminme ujë dhe energji elektrike për javë me radhë.
Nëkontinentin amerikan, furtuna tropikale u kushtoi jetën rreth 50 personave, mebilancin më të rëndë në republikën e Haitit, 31 viktima dhe disa të zhdukur, 4viktima në Republikën Domenikane dhe dëme të shumta materiale në Kubë dhe nëXhamajkë.