Ulen shifrat në Kosovë: Në 24 orë, 1 viktimë nga Covid dhe 119 raste të reja

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 119 raste të​ reja me Covid19, pas marrjes së​ 480 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 499.

Sipas të dhënave të këtij Instituti janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,362.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.