Situata në Kapshticë, qytetarët sërish të bllokuar, rrezikojnë skadimin e tamponit të koronavirusit

Situata në pikënkufitare në Kapshticë vijon të mbetet e njëjtë që prej orëve të mëngjesit.

Tre kilometra largkufirit është ngritur një postobllok policie i cili ndalon shtetasit shqiptarëtë shkojnë drejt pikës kufitare.

Shumë persona mund tuskadojë testi për koronavirusin të cilën e kanë kryer në Shqipëri.

Gazetari Altin Halili raporton për Ora News se qytetarët nuk kanë të drejtë për kryerjen e tamponit në pikën e kalimit kufitar.

"Testet bëhen vetëm në klinikat elicensuara nga Ministria e Shëndetësisë. Në rast se ka qytetarë që e kanë nëkufirin minimal ose që i është skaduar, ata rrezkohen të rikthehen sërish ngakufiri duke bërë edhe njëherë pagesën prej 100 eurosh".

Mëngjesin e sotëm kanëarritur fatmirësisht të kalonin personat që mbetën të bllokuar që prej ditës sëdjeshme duke shpëtuar dhe limitin e tamponit.

Kujtojmë që Greqia nuk lejon kalimin e qytetarëve pa patur rezultatet negative të tamponit të koronavirusit.

Lexoni edhe: Kaluan 300 të parët, pala greke vë kordon në Kapshticë, dhjetra makina në radhë