Macron: Ndërhyrja ruse në Bjellorusi, "gjëja më e keqe". Kërcënon Lukashenko: Do t'ju tregojmë sanksionet!
Ndërhyrjaruse në krizën në Bjellorusi pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale ështëgjëja më e keqe që mund të ndodhë, tha Presidenti francez Emmanuel Macron të premten,pasi Vladimir Putin tha se Kremlin mund të ndërhyjë nëse situata përkeqësohet.
"Egjithë ndërhyrja e jashtme në Bjellorusi do ta ndërkombëtarizojë këtëçështje," u tha Macron gazetarëve, duke shtuar se "gjëja më e keqe dotë ishte ndërhyrja ruse".
Presidentirus Putin tha të enjten se Rusia kishte krijuar një grup rezervë të oficerëvetë zbatimit të ligjit për të mbështetur Presidentin Alexander Lukashenko nëse situatapas zgjedhjeve përkeqësohej.
Macrontha se si ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord se "nukmund të ketë përsëritje të asaj që ndodhi në Ukrainë" kur pas njëkryengritjeje në vitin 2014 Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Detit të Zi tëKrimesë dhe forcat pro-Moskës shpallën republika të shkëputura në rajonet eUkrainës ne lindje.
"Dëshirajonë është që ta angazhojmë Rusinë në një dialog për Bjellorusinë dhe të nandihmojë të bindim Presidentin Lukashenko për domosdoshmërinë për të pranuarndërmjetësimin nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)".
Macronshtoi se varet nga Putini, i cili ka folur vazhdimisht me udhëheqësin kjellorusnë ditët e fundit, që të ndryshojë qëndrimin e Lukashenkos.
“Ajo që Presidenti Putin mund t’i thoshte Kancelares Merkeldhe mua ishte se ai ishte në favor të ndërmjetësimit të OSBE-së, por PresidentiLukashenko nuk ishte. Kështu që ai (Putin) duhet të bëjë përpjekje për të nandihmuar në këtë drejtim."
Sakaq, Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, kërcënoi sot se do të ndërpresë rrugët evropiane tëtranzitit nëpër vendin e tij nëse vendosen sanksione.
Duke folur gjatë një vizite në fabrikën e qumështit në lindjen e vendit, Lukashenko tha se ai do të bllokojë fqinjët evropianë nga transporti i mallrave nga Rusia përmes territorit të Bjellorusisë, dhe eksportet e drejtuara tani dërgohen përmes porteve në Lituaninë anëtare të BE-së.
"Atau dhjamën dhe harruan se çfarë është Bjellorusia. Dhe menduan se mund tëfrikësoheshim me raketa dhe tanke. Epo le të shohim se kush ka frikë ngakush. Ne do t'u tregojmë se çfarë janë sanksionet."
Bjellorusia është një rrugë kryesore tokësore për mallratevropiane që drejtohen për në Rusi dhe mbart tubacione të përdorura për tëtransportuar naftë ruse në Evropë.
Bjellorusia është përfshirë prej tre javësh në protesta tëcilat nisën fill pas zgjedhjeve në të cilat Lukashenko u shpall fitues, poropozita thotë se ato u manipuluan.