Izraeli sulmon Hamasin në Gaza, OKB: Situata po "përkeqësohet shpejt"
Izraeli sulmoi disa pozicione të militantëve të Hamasitnë Rripin e Gazës, për shkak të sulmeve me raketa. Hamasi po përpiqet t’i bëjëpresion Izraelit të heqë bllokadën ndaj Gazës. Edhe OKB-ja vlerëson se gjendjanë Gaza po "përkeqësohet shpejt". Mësohet gjithashtu se Egjipti dheKatari po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim joformal mes palëve.
Ushtria izraelite njoftoi goditjen e pozicioneve të militantëve të Hamasit nëRripin e Gazës, përfshirë një vend prodhimi armësh, pasi të premten gjashtëraketa u qëlluan nga territori i Gazës.
Deri tani nuk ka njoftime për viktima ose dëme të mëdha, por, i dërguari iKombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, paralajmëroi sesituata po "përkeqësohej shpejt" dhe se "jeta brenda territorittë bllokuar palestinez ishte bërë e padurueshme".
Izraeli dhe Hamasi, grupi militant islamik që udhëheq me Gazën, kanëshkëmbyer zjarr në disa raste javët e fundit.
Hamasi po bën presion ndaj Izraelit për të lehtësuar bllokadën në Gaza dhetë lejojë projekte zhvillimi në shkallë të gjerë. Egjipti dhe Katari popërpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim joformal.
Bassem Naim, një zyrtar i Hamasit, paralajmëroi përshkallëzim të mëtejshëm,duke thënë se "kushtet katastrofike që Rripi i Gazës po kalon janë tëpashembullta".
Izraeli dhe Egjipti vendosën një bllokadë në Rripin e Gazës, pasi Hamasimori pushtetin nga forcat rivale palestineze në vitin 2007. Izraeli thotë sebllokada është e nevojshme për të parandaluar Hamasin të shtojë arsenalin etij.
Deri tani Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar tri luftëra dhe disa beteja më të vogla që nga vendosja e bllokadës.