Momente paniku! Shpërthen jahti, gruaja në ajër e burri në det

Prestigjozja "DailyMail" shkruan se në portin e Ponzas në Itali një jaht ka shpërthyer.

Teksa po mbushej me karburant, jahti ka shpërthyer për shkaqe ende të pa zbuluara në mënyrë zyrtare duke bërë që gruaja që ndodhej në të hidhej disa metra në ajër, ndërsa punonjësi i karburantit është hedhur në det për t'i shpëtuar dëmtimit.

Shpërthimi i jahtit ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, fatmirësisht.