COVID-19, Hungaria mbyll kufijtë më 1 shtator

Rritja e kurbës së pandemisë ka detyruar Hungarinë që të marrë masa të rrepta në vend.

Nga 1 shtatori ata do tëmbyllin kufijtë me të gjithë vendet ku nuk do të lejohen të huajt.

Qytetarët hungarezë që do tëkërkojnë rikthimin në atdhe, duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë ose tëparaqesin përgjigjet e 2 testeve negative në kufij.

“Është rrezik pasi shumë raste të reja që identifikohen çdo ditëjanë qytetarë të huaj.  Nga 1 shtatori dotë ndalohen të gjithë shtetasit e huaj që të futen në territorin tonë” – u shprehkryeministri Viktor Orban gjatë një deklarate për mediat.

Kjo masë do të qëndrojë për1 muaj deri në një vendim të dytë. Ajo vjen menjëherë pasi shumë shteteeuropiane kanë shtrënguar masat anticovid.

Deri më tani në Hungari janëregjistruar rreth 5,500 të infektuar ndërkohë që 600 persona kanë humbur betejënme koronavirusin.