Këngëtari që akuzohet për pornografi fëmijësh dhunohet në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2020, 21:59
Këngëtari i njohur amerikan R. Kelly kohët e fundit po përballet me një sërë akuzash, madje për këtë ai ndodhet në burg.
Mbi të rëndojnë akuzat për shkelje të Aktit Mann, akt i cili ndalon trafikimin e seksit nëpër linja shtetërore si dhe përballet me akuza federale të pornografisë së fëmijëve dhe krimeve të tjera nga Distrikti Verior i SHBA i Ilinois.
Së fundmi, avokati i tij Doug Anton tha për CNN News se këngëtari është dhunuar ndërkohë që ndodhej në burg.
Sipas avokatit, këngëtari ka qenë në gjumë në shtratin e tij ndërkohë që një tjetër i burgosur është futur në dhomë dhe e ka grushtuar, një sulm i ndaluar nga rojet e burgut para se të merrte përmasa të mëdha.