Covid-19 në botë: 835 mijë viktima dhe mbi 24 milion të infektuar
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithëbotën ka shkuar në mbi 24 milion, përkatësisht 24,628,607Ndërkohë numri iviktimave ka arritur në 835,637.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruarnë SHBA, me 184,796 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 118,786,Meksika me 62,954 dhe India me 61,694.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës sëvirusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 266 viktima dhe janëinfektuar 9,083 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 17,094,634 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 6,6 milion raste aktive që presin të shërohen.
Lexo edhe: Nuk ndalet Covid: Në 24 orë, 156 raste pozitive dhe 3 viktima. Në spitale 168 të shtruar