Birësuan fëmijën autik dhe e kthyen mbrapsht, akuzohen se e përdorën për para
Myka Stauffer dhe Ohio janë bërë të njohur në YouTube, pasi videot që ata hidhnin në YouTube me djalin e tyre të birësuar autik nga Kina, Huxley numeronin miliona shikime reale.

Për një kohë goxha të gjatë, çifti lidhi kontrata me sponsora të ndryshëm për shkak të videove që hidhnin me djalin e tyre të birësuar autik në YouTube.
Gjithçka dukej se po shkonte mirë, deri në momentin që videot e djalit autik të birësuar nga çifti u fshinë përgjithmonë nga YouTube. Nisur nga kjo, ndjekësit mësuan lajmin se fëmija ishte kthyer mbrapsht në vendin që ishte marrë, jetimore.

Çifti në deklarata në rrjetet e tyre sociale tha se sjelljet e tij autike e bënë jetën e tyre të lodhshme ndaj arritën të merrnin atë vendim, por njerëzit online mendojnë se çifti e ka përdorur fëmijën autik për të përfituar para.