Trump pranon kandidimin për një mandat të dytë: Nëse Biden fiton, shkatërrohet ëndrra amerikane
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar Partinë Demokratike dhe kandidatin e tyre presidencial, Xho Bajden, si një parti radikalësh socialistë që kërcënojnë "ëndrrën amerikane". Trump përmbylli Kuvendin kombëtar të Republikanëve me apel për optimizëm dhe patriotizëm.
Katër vite më parë, Donald Trump u zgjodhpresident i Amerikës me axhendën për ta shpëtuar vendin nga demoralizimi që ekishte kapluar prej vitesh nga demokratët në pushtet.
Të enjten mbrëma, para 1,500 personave tëpranishëm përpara Shtëpisë së Bardhë, ai pranoi kandidimin për një mandat tëdytë presidencial, këtë radhë për t'i dalë përpara kaosit dhe mungesës sërendit që po kërcënon vizionin dhe ëndrrën amerikane.
Dita e fundit e Kuvendit të Republikanëve iukushtua mesazheve optimiste për të ardhmen por edhe rreziqeve që i kanos venditrivali demokrat Xho Bajden, që po synon sërish zyrën ovale.
"Xho Bajdeni nuk është shpëtimtari i shpirtittë Amerikës. Ai është shkatërrimtari i vendeve tona të punës dhe po t'i jepetshansi, do të jetë edhe shkatërrimtari i madhështisë amerikane."
Në fjalimin e tij 70-minutësh, presidentiTrump i cilësoi zgjedhjet e 3 nëntorit më të rëndësishmet në historinë evendit.
"Votuesit asnjëherë nuk kanë pasur njëzgjedhje më të qartë mes dy partive, dy vizioneve, dy filozofive dhe axhendave.Këto zgjedhje do vendosin a do e shpëtojmë ëndrrën amerikane apo do lëmë axhendënsocialiste të rrënojë fatin tonë."
Duke cituar oponentët politikë, kreu i Shtëpisësë Bardhë tha se Amerika nuk është vendi i korruptuar dhe i padrejtësivesociale dhe ekonomike që prezantojnë demokratët.
Trump adresoi edhe protestat e dhunshme kundërpolicisë dhe racizmit që po shkundin vendin.
Reforma e tyre revolucionare, shtoi ai, dosjellë në pushtet radikalët e majtë.
"Xho Bajdeni është i kali i Trojës isocializmit. Nëse Partia Demokratike do të përkrahë anarkistët, agjitatorët,vandalët dhe djegësit e flamujve, kjo është puna e tyre. Ne republikanët dojemi zëri i heronjve patriotë, për një vend të sigurt dhe duke nderuar flamurinamerikan."
Edhe figura apolitike dhe familjarë tëpresidentit mbajtën fjalime të enjten, ndërsa jashtë kangjellave të Shtëpisë sëBardhë, qindra demonstrues kundër presidentit Trump u frynin bilbilave dhe ubinin burive.
Me përfundimin e Konventës Republikane, qiellii Uashingtonit u ndriçua nga shfaqja piroteknike me fishekzjarrë, duke i hapurrrugë sprintit elektoral 10-javor për zgjedhjet presidenciale.