Turqia: BE nuk mund të kërkojë që ne të pezullojmë kërkimet në detin Mesdhe
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një deklarate u shpreh se BE nuk ka të drejtë të kërkojë nga Turqia që të pezullojë kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe.
Gjithashtu ai i bën thirrje unionit tëmos mbështesë kërkesat e Greqisë për sanksione që do të vendosen në Ankara sidhe të jenë ndërmjetës të ndershëm dhe të paanshëm për të zgjidhur konfliktinmes Greqisë dhe Turqisë në mesdhe.
"Mbështetja e pakushtëzuar e BE-së përkëtë çështje, përpiqet të injorojë të drejtat dhe interesat legjitime të vendittonë dhe qipriotëve turq në Mesdheun Lindor, me pretekstin e unitetit esolidariteti, por ajo veçse rrit tensionin edhe më shumë. Sepse, siç ështëkonfirmuar nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së, BE-ja nuk ka një mandat për këtëçështje. Kjo kërkesë është kundër legjislacionit të vetë të BE-së dhe ligjitndërkombëtar " – thotë ministria.