Ushtria amerikane po e vëzhgon nga afër një nëndetëse ruse

KomandaVeriore e SHBA-s dhe Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut(NORAD) po monitorojnë nga afër një nëndetëse ruse që u shfaq në afërsi tëAlaskës më 27 gusht.

"Ne ndjekim nga afër anijet meinteres, përfshirë anijet e huaja detare ushtarake, në zonën tonë tëpërgjegjësisë", tha Komanda Veriore e SHBA-së në rrjetin social Twitter.

Ështëe paqartë pse nëndetësja u shfaq në këtë rajon.

Komandatha se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga Marina Ruse ose marinarëtë tjerë në zonë.

"Ne jemi gjithmonë të gatshëmt'i ndihmojmë ata që janë në rrezik", thuhet në një postim në Twitter.

Siçnjoftohet "aktiviteti detar rus" po zhvillohet në ujëratndërkombëtare, përtej hapësirës detare të SHBA-së.

Zyrtarëtushtarakë amerikanë i thanë Associated Press se nëndetësja u shfaq gjatë njëstërvitjeje luftarake.

Praniae anijeve ruse shkaktoi shqetësim midis anijeve tregtare amerikane në Detin eBeringit më 26 gusht, tha Garda Bregdetare e SHBA-së.

Anijetë shumta peshkimi njoftuan Gardën Bregdetare se ata kishin hasur në anijetruse dhe ishin të shqetësuar, tha zëdhënësi i Gardës Bregdetare, Kip Wadlow, mëherët më 27 gusht, raporton AP.

Por,më pas nga ushtria amerikane u tha se anijet ishin atje si pjesë e njëstërvitjeje të paracaktuar ushtarake ruse që ishte e njohur për disa zyrtarëushtarakë amerikanë. / Radio Evropa e Lirë