Shtatëmbëdhjetë delfinë gjenden të ngordhur në breg të detit
Në brigjet e Mauritius janë gjetur 17 delfinë të ngordhur.Shumë debate janë ngritur mbi shkaqet, disa pretendojnë se shkaku i ngordhjes sëdelfinëve është katastrofa e rrjethjes së naftës nga çisternat e fundosura.
Ambientalistët për BBC u shprehën se ngordhja e tyre ështëshkaktuar prej naftës së dalë nga çisterna japoneze, e cila më 25 korrik u përplasme një shkëmb koralor duke shkaktuar derdhjen e mijëra ton naftë.
Ministri vendas i peshkimit në një deklaratë të dhënë tha se"në pamje të parë" ngjarja nuk kishte lidhje me incidentin e rrjedhës.
Trupi i pa jetë i delfinëve po i nënshtrohet një ekspertize përtë kuptuar shkakun e ngordhjes së tyre.
Pamjet e delfinëve të cilët qarkulluan me shpejtësi në mediashkaktuan zemërim tek qytetarët.
"Të zgjohesh këtë mëngjes për të parë kaq shumë delfinë të ngordhur në bregdetin tonë është më e keqe se një makth"- u shpreh njëri nga banorët.

