Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin që la pas Uragani Laura

Imazhet e reja satelitore tregojnë shkatërrimin që UraganiLaura ka lënë pas nëpër Luiziana.

Uragani Laura vrumbulloi përmes Luizianës jugperëndimore mëngjesin e të mëkurës, si pasojë humbën jetën 4 persona dhe shaktoi një rrugë të gjerë shkatërrimi.

Së fundmi kanë dalë disa imazhe satelitore nga MaxarTechnologies që tregojnë se sa shkatërruese ishte stuhia.

Në Aeroportin Rajonal të Liqenit Charles, shihet qartë se ndërtesat e aeroportit kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Siç shihet dhe në foto çatitë i mungojnë një pjese të madhe të ndërtesave, mbeturinat janë të shpërndara midis ambjenteve të aeroportit dhe pistës.

Në të dyja anët e rrugës Gauthier, shihet se shtëpitë janë të shkatërruara dhe kanë pësuar dëme shumë të mëdha edhe në oborrin e tyre.

Pothuajsë nëntë milje larg, imazhet satelitore tregojnë se Shkolla e Mesme Grand Lake ka dëmtime serioze në çati dhe ndërtesat që ndodhen aty afër pothuajse janë të shkatërruara komplet.

Pjesa e autostradës Luziana duket se është akoma nën ujë.Gjithashtu edhe përgjatë bregdetit ujërat janë ende të pranishëm.

Mirëpo ajo që është edhe më e habitshme është efekti qëstudia pati në plazh.

Dikur ekzistonte një vijë e pastër ku rëra takohej meplazhin Creole, Luiziana.

Gjeografia tashmë ka ndryshuar, dhe shumë pjesë të plazhit mungojnë.